A është kjo “Ana” që prishi Norën me Robertin
Në shtator të vitit të kaluar, Prive pati publikuar ekskluzivisht disa foto, ku shihet Roberti nën shoqërinë e një vajze në një resort të Turqisë, “Adam&Eve”.
Doli që vajza të ishte modelja Jess Kadiu dhe Roberti ishte i shpejtë që të reagojë duke thënë se ishin një shoqëri e madhe në Turqi, që po punonin në një projekt – përfshirë këtu Big Mama dhe Rina Balaj.
Sidoqoftë, modelja Jess Kadiu ka edhe anën e saj për të ndarë, të cilën e bëri pikërisht sot, në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo përveç se pranon që ishte në lidhje me Robertin, flet edhe për dhimbjen që i ka shkaktuar kjo lidhje ‘sekrete
Natyrisht që ajo duhet të ketë marrë nga kritikat më të ndryshme, mirëpo rrëfimin e saj e vazhdon duke qartësuar edhe faktin që ajo nuk kishte shkatërruar martesën dhe familjen e Robertit:
“Desha të sqaroj edhe diçka para se të ketë më shumë hapësirë për gjykim: unë NUK shkatërrova një familje. Unë NUK shkatërrova një martesë. Lidhja ime me Robertin ka filluar shumë më vonë pasi ata i dhanë fund martesës së tyre. Un jam rritur nga një familje e bukur që kanë moral dhe respekt, ku më kanë mësuar të dalloj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë ju të filloni të gjykoni, kujtoni që ndoshta kjo është një situatë që jo të gjithë ju mund ta kuptoni dhe nuk ka asgjë të keqe, por po kërkoj nga ju të gjithë të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të pavërteta.”