Showbiz

Alban Skënderaj publikon këngën e re “Jetë”

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Jetë” titullohet kënga e tij e re, e cila është një baladë e lehtë kushtuar dashurisë.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet këngëtari, ashtu si në çdo këngë tjetër të tij.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube pa videoklip, por vetëm në versionin audio me tekst.

Albani përndryshe është shumë aktiv me projekte të shumta në muzikë, të cilat gjithmonë janë mirëpritur nga publiku.

Përveç muzikës, Skënderaj është një person mjaft i përksuhtuar edhe në familje si baba dhe bashkëshort.

“Jetë” duket se është titulli perfekt që mund ta shndërrojë projektin në fjalë lirshëm në këngë autobiografike.