Sot u mbajt mbledhja e VI-të e Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës
Sot është mbajtur mbledhja e VI-të e Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan disa pika me rëndësi për funksionimin e komunës dhe interesin e qytetarëve.
Ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i Llogarisë Përfundimtare të Buxhetit për vitin 2025, dokument që pasqyron realizimin e buxhetit dhe menaxhimin e mjeteve publike gjatë vitit paraprak.
Gjithashtu, anëtarët e Këshillit shqyrtuan kërkesat e institucioneve dhe qytetarëve, me fokus në adresimin e nevojave dhe prioriteteve të komunitetit lokal.
Komuna e Preshevës mbetet e përkushtuar për punë të përgjegjshme, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
