LajmeTë fundit

Kjo është 18 vjeçarja që humbi jetën në aksident, po shkonte për pushime në Shqipëri me familje

Në mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ndodh një aksident i rëndë ku një e re e moshës 18 vjeçare ka vdekur në vendin e ngjarjes.

mëson se 18 vjeçarja që ka mbetur e vdekur në këtë aksident është Erza Alili nga Kumanova, e cila me familje kishte marrë rrugën për pushime në Shqipëri.

Nga ky aksident një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në autostradë në drejtimin Duhel-Suharekë.

Metro posedon edhe një foto së bashku të familjes Alili nga Kumanova, por nuk e ka postuar për shkak të ngjarjes shumë të rëndë që kanë pësuar familja.