Lufta në Lindjen e Mesme, ushtria amerikane hap zjarr ndaj cisternës iraniane: E neutralizuam, po përpiqej të shkonte në…
Ushtria amerikane njoftoi se hapi zjarr ndaj një anijeje cisternë me flamur iranian, e cila po përpiqej të shkelte bllokadën e vendosur nga Uashingtoni ndaj porteve iraniane.
Qëllimi i forcave amerikane ishte “neutralizimi i timonit të anijes”.
“Forcat amerikane që operojnë në Gjirin Persik zbatuan bllokadën duke neutralizuar një anije cisternë pa ngarkesë me flamur iranian, e cila po përpiqej të lundronte drejt një porti iranian”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në X.
