Lajme

Tanjug: Lajçak vizitë në Kosovë dhe Serbi javën e ardhshme

Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme.

Emisar i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme, siç raporton mediumi serb “Tanjug”.

Ai do të vijë në shtetet ballkanike pas pas një diskutimi në Këshillin e BE-së për çështjen e dialogut.

Herën e fundit Lajçak vizitoi Kosovën në qershor të këtij viti./ln