Të fundit

Deputetet shqiptar në Serbi realizojnë takim me Gent Cakajn

Tre deputët shqiptar të posazgjedhur në parlamentin e Serbisë, sot kanë realizuar një takim konsultativ me Ministrin në detyrë për evropën dhe punët e jashtme, Gent Cakaj.

Lajmin për takimin e zhvilluar në Tiranë e ka bë publik vet Ministri në detyrë për evropën dhe punët e jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në faqen e tij në facebook.

Ministri në detyrë Cakaj nuk është deklaruar konkretisht për çfarë është biseduar në këtë takim, por, PreshevaPRESS mëson se temë e takimit ka qenë grupi parlamentar, me të cilët do të bashkohen deputetetët shqiptarë.

Ka kohë që mospajtimet mes deputetëve shqiptarë në parlamentin e Serbisë janë të njohura në publik, e që debatet shkaktohen se a duhen të janë pjesë e grupit parlamentar me partinë boshnjake të Uglaninit apo të Zukorliqit.

Cakaj në njoftimin e tij në facebook ka thënë se Shqipëria do të mbështetë vazhdimsisht listën e përbashkët shqiptare në punën e tyre në arritjen e synimeve për realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Në vazhdim mundeni të lexoni njoftimin e plotë të Ministrit në detyrë për evropën dhe punët e jashtme, Gent Cakaj, të publikuar në faqen e tij në facebook:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj edhe një takim të vyer me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me z. Shaip Kamberi, znj. Nadije Beqiri e z. Argjend Bajrami ?!

Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht e së shpejti edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën ???!