Ushtarët shqiptarë këndojnë shqip/ Ushtria zvicerane: Nuk na shqetësojnë këngët në gjuhën shqipe nga radhët e ushtarëve tane!
“Dy zemra në një trup. Në Zvicër, ushtarët këndojnë himnin shqiptar..” («Deux coeurs dans leur poitrine. Des soldats chantent un hymne albanais à l’armée”) është ky titulli i medieve zvicerane që kanë shkruar sot rreth një video që është paraqitur në rrjetet sociale ku shihen ushtarë zviceranë duke kënduar himnin e Shqipërisë etnike “Xhamadani vija, vija”, për çka Berna zyrtare nuk e merr aq afër zemrës këtë, pse shqiptarët me origjinë shqiptare me uniformë zvicerane këndojnë shqip.