8-vjeçari fiton 23.4 milionë euro në YouTube
Një djalosh 8-vjeçar i cili shpjegon lodrat është vlerësuar si fituesi më i madh në YouTube për dy vite me radhë.
Sipas listës vjetore të Top 10-shes nga revista e njohur “Forbes”, Ryan Kaji, me kanalin e tij “Ryan’s World”, ka fituar 26 milionë dollarë (rreth 23.4 milionë euro) këtë vit, ndërsa 22 milionë dollarë (rreth 19.8 milionë euro) në vitin 2018, shkruan BBC, transmeton Koha.net. Fitimet janë të bazuara nga periudha mes muajit qershor të vitit 2018 dhe qershor 2019.
Kanalet “Dude Perfect” dhe “Nastya” në YouTube janë radhitur në vendin e dytë dhe të tretë, me 20 milionë dollarë (rreth 18 milionë euro) dhe 18 milionë dollarë (rreth 16.2 milionë dollarë).
Dhe në mesin e tyre, 10 kanalet më të paguara në YouTube për vitin 2019 kanë fituar 162 milionë dollarë (rreth 145.7 milionë dollarë).
Forbes, po ashtu, ka vlerësuar edhe para-tatimet në të ardhura nga reklamat, përmbajtjet e sponsorizuara, shitjet e mallrave dhe turnet.
Kaji, i cili jeton me nënën, babanë dhe motrat binjake në Texas, zakonisht lanson nga një video çdo ditë për 22.9 milionë abonentët e tij (“subscribers”).