FutbollSporti

Ronaldo ende i pakapshëm për të tjerët, shënon duke “fluturuar” 2.56 metra

Është kritikuar shpesh këtë vit për formën e tij fizike, që sipas disave është larg nga kulmet e tij të viteve të kaluara. Por sot Cristiano Ronaldo tregoi edhe njëherë se përtej 34 viteve ai mbetet gjithmonë një “bishë” që sfidon kohën dhe nuk rresht të mahnituri dashamirësit e futbollit.

Gjatë ndeshjes së sotme, kundër Sampdoriës, të fituar nga Juventusi 2-1, portugezi kreu një akrobaci të vërtetë duke u ngritur më shumë se 2 metra e gjysmë nga toka për të goditur me kokë topin duke shënuar golin e avantazhit për bardhëzinjtë.