Bëhet më fëmijë vëllau i Mimoza Kusarit



Vëllai i Mimoza Kusarit, Ylber Kusari, i cili para disa muajsh ka kurorëzuar dashurinë e tij me Jonathan Ausman në Kanada, tashmë është bërë me fëmijë.
Kjo është bërë e ditur nga bashkëshorti i tij Jonathani përmes një postimi në Facebook, ku mësohet se çifti janë bërë prindër.
Çifti vajzën e tyre kanë vendosur ta quajnë Adea.
“Jemi shumë krenarë të njoftojmë lindjen e vajzës sonë Adea Ausman-Kusari më 1 mars 2022 në orën 17:49 në Spitalin e Përgjithshëm Brockville”, shkruhet në postimin e Ausman.
