Lajme

Ish konkureni i Big Brother Vesel Kurtishaj bie në tokë pa ndjenja gjatë transmetimit direkt

Fituesi i spektaklit “Big Brother Albania 8”, Vesel Kurtishaj, ka rënë pa ndejnja në tokë përgjatë një emisioni që po transmetohej direkt.

Pamjet tregojnë se pasi ai ngrihet në këmbë fillon të mos ndihet mirë dhe bie pa ndjenja.

Siç shihet edhe në pamje, Veseli shihet duke u mbajtur për krahun e moderuesit të emisionit, Enur Pakashtica, përpara se të bie në tokë.

Nuk dihet ende për gjendjen e tij shëndetësore.