Kryetari Preshevës në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrihet në spitalin e Nishit
Kryetari komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ëdhtë shtrirë në spital për arsye të përkeqësimit shëndetësorë, transmeton Ministria e Lajmeve.
I pari i komunës nëpërmjet një postimi ka deklaruar se ai në testin e bërë për Covid-19 ka rezultuar negativ mirëpo pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka vendosur të shrihet në Spitalin e Nishit..
Njoftimi i plotë i z.Arifi
Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës
Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.
Ju përshëndes të gjithëve.
Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen.