Lajme

Kosovë: 13 të vdekur, 501 të infektuar dhe 250 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar më pak raste të të infektuarve. 501 persona kanë rezultuar pozitiv në virusin sars-cov 2 derisa betejën me këtë virus e kanë humbur 13 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes”, njofton IKSHP.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 250 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste.