421 persona të izoluar në Shqipëri si të dyshuar për coronavirus
Në Urgjencën Kombëtare nuk rreshtin telefonatat për shqetësimet dhe frikën ndaj koronavirusit.
Ka shkuar në 9 mijë numri i thirrjeve në ditë në drejtim të numrit të vendosur në dispozicion, 127.
Më së shumti bëhet fjalë për persona të cilët janë kthyer nga vendet e prekura, por edhe qytetarë që kanë shenjat e gripit të stinës.
Po pati shenja dhe simptoma, edhe po të bësh analizën, nuk del asnjë e dhënë. E vendos personeli pranë njësisë së koordinimit se kush hyn në testim, ose jo”, tha Skënderj Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare. “Siç e kemi thënë, rast i dyshuar është ai që vjen nga zonat me transmetim komunitar”.
Kreu i Urgjencës Kombëtare tregon se 421 persona janë skeduar si të dyshuar me Covid-19. Ata po mbahen nën monitorim nga Urgjenca dhe për çdo shenjë të mundshme do të veprohet sipas protokolleve të hartuara.
“Në rastet kur shkojnë në banesë dhe mund t’ju shfaqen simptomat brenda 14 ditëve, bëhet e njëjta skedë këtu tek ne, vendi nga ka ardhur, sa ka qëndruar”, shpjegon Brataj për a2.