30 eurot e para për qytetarët kanë filluar nga sot, shumica do të marrin nesër
Sot, ka filluar pagesa e 30 eurove të para të ndihmës për qytetarët që kanë aplikuar për mbështetje në kuadër të pakos së tretë të ndihmës shtetërore.
Kjo është “kësti” i parë nga gjithsej 60 euro që do të marrin të gjithë ata që kanë aplikuar në mënyrë elektronike ose me telefon, ndërsa 30 eurot e tjera do të paguhen në nëntor.
Ditën e parë, gjegjësisht sot, paratë do të paguhen për të paktën 630,000 qytetarë.
Të tjerët, të cilët kanë aplikuar dhe që kanë një kartë identiteti të vlefshme dhe qëndrim aktiv në Serbi, do t’i marrin paratë më së voni deri më 20 maj.
Pra, të gjithë ata që kanë aplikuar në ditët e mëparshme, mund të presin para në ditët në vijim, dhe ata që po planifikojnë të aplikojnë, do t’i marrin paratë më së voni deri më 20 maj.
Rreth 1.7 milion pensionistë i kanë marrë 30 eurot e tyre të para javën e kaluar, më 6 maj ndërsa shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe qytetarët që vuanin dënimet me burg një ditë më vonë.
50 euro shtesë për pensionistët do të arrijnë në shtator ndërsa 60 eurot shtesë për të papunët që janë në regjistrat e Entit nacional për Punësim do të paguhen në Qershor.
Paraqitja për ndihmë zgjat edhe 3 ditë të tjera, pra deri më 15 maj. edhe më tej është i mundur aplikimi elektronik dhe përmes telefonit.
Të gjithë personat e vaksinuar më pas do të marrin edhe 3.000 dinarë, ndërsa aplikimi për këtë ndihmë do të zgjasë nga 1 deri në 15 qershor, edhe atë në të njëjtën mënyrë sikurse aplikimi për 60 euro.