Të fundit

Kamberi: Sonte Lugina ishte në Kosovë, e Kosova me Luginën

Shaip Kamberi, bartësi i listës së koalicionit të shqiptarëve sot s’bashku me partnerët shpalosen programin politik në Prishtinë, për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit, karshi shqiptarëve të Luginës të cilën jetojnë në Kosovë, përcjell Ministria e Lajmeve

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e Kamberi

Si asnjëherë.

Të gjithë bashkë për t’ia dhënë shtytjen e fundit mobilizimit tonë të përbashkët për fitoren e shqiptarëve me 17 dhjetor.

Bashkë me kryministrin Albin Kurti dhe partnerët e listës tonë të përbashkët takuam bashkëvendasit nga Lugina e Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë.

Nga masoviteti i pjesmarrjes, morrëm mesazhin e qartë të mbështetjes nga luginasit e Kosovës për të vazhduar betejën e listës sonë me numër 13 për zgjedhjet e 17 dhjetorit!

Së bashku me PDSH, LPD, UDSH e AL jemi bërë bashkë për t’ju mos dorëzuar shtypjes së Beogradit.

Të vendosur të vazhdojmë betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Për liri e barazi!

Për shqiptarët!

Betejë pas beteje- deri në fitoren përfundimtare 💪
13✅