Të fundit

KBI në Preshevë njofton se kur do të falet namazi i Fitër Bajramit

Falja e Fitër Bajramit bëhet në ora 5:53

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë njofton të gjith qytetarët e Komunës sonë se nesër (13 Maj 2021) është festa e Fitër Bajramit. Falja e namazit të Sabahut bëhet në ora 4:40, ndërsa pas sabahut do të ketë ligjeratë 45 min, ndërsa falja e Fitër Bajramit bëhet në ora 5:53, dhe pas faljes së Bajramit ndëgjohet Hutbe e Bajramit.
Lusim xhematin që ti përmbahen rregullave tashmë të zakonshme; mbajtjen e maskës dhe të distancës, dhe preferohet të merret me vete edhe sexhade.
Tubimi qendrorë me kamer të KBI-së është në xhaminë e fshatit Corroticë.