Maqedoni

27 viktima dhe 674 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë maqedonsase njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.618 testime janë regjistruar 674 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 253 janë në Shkup, 105 në Tetovë, Gostivar 44, Kumanovë 36, Strumicë 32, Kërçova 26, Prilep 24, Dibër 19, Manastir 19, Shtip 16, Sveti Nikole 14, Strugë 13, Veles, Kavadar dhe Ohër 12, Resnjë 7, Koçani, Gjevgjeli dhe Kratovë 5, vinicë 4, Negotinë 3, Berovë dhe Pehçevë 2, dhe nga 1 në Kriva Pallanka, Radovish, Vallandovë, Bogdanci dhe Makedonski Brod.

Po ashtu janë shëruar edhe 403 pacientë dhe 27 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur 7 janë nga Tetova, 6 nga Gostivari, 5 nga Shkupi, nga dy në Dibër, Sveti Nikole dhe Strugë dhe nga 1 në Kumanovë, Strumicë dhe Veles.

Ndryshe në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 175.330 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 155.101 janë shëruar dhe 5.869 kanë humbur jetën.