21 MARSI -DITA BOTËRORE E POEZISË…
Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të gjithë poetëve ua uron 21 marsin, Ditën Botërore të Poezisë.
Që nga viti 1999, në Paris, 21 marsi është shpallur nga UNESCO, Dita Botërore e Poezisë.
Dita botërore e poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh. Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj.
Sot, edhe Shoqata e shkrimtarëve “Feniks”, përkatësisht, Karvani i Shkrimtarëve të Luginës i viziton dy shkolla të komunës së Preshevës, për ta shënuar këtë datë me rëndësi për poezinë dhe për poetët:
Në sh.f. “Zenel Hajdini” në fshatin Raicë, nga ora 12.25;
Në sh.f. “Dituria” në fshatin Corroticë, nga ora 13.30…
Edhe njëherë! Urime poetesha dhe poetë të nderuar!
B.M