LajmeTë fundit

Sot ne KKSH u mbajt mbledhja e radhese se Komisionit per Kulture

U mbajt mbledhja e radhës së Komisionit për Kulturë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në të cilën mbledhje u diskutua për problemet dhe vështirësitë e vazhdueshme që po hasen në këtë fushë. Poashtu u shqyrtuan kriteret dhe rekomandimet sa i përket trajtimit të OJQ-ve që merren me veprimtarit kulturore në komunat tona.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan edhe temat tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e kulturës dhe ndihmës që mund të i jep KKSH kësaj fushe me rëndësi në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.