Magazina

Promovohet libri ‘Ç’Njerëz” i autorit preshevar Fitim Nuhiu

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi” dhe autorin e librit, organizuan promovimin e librit “Ç’njerëz”

Promovimi i librit u bë në sallën e bibliotekës së qytetit, ku të pranishëm ishin ishin miqt, familjarë të autorit si dhe lexues.

I pranishëm për të dhënë një vlersim rreth librit ishte shkrimtari nga Shkupi, z. Fadil Curri i cili vlerësoi lart librin dhe tematikë që ka shtjelluar autori Fitim Nuhiu.

Programi filloi me Ramadan Dalipin drejtor i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit si financuese e këtij libri.
Me pas fjalën e mori Reshat Neziri drejtori i bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi”.
Shkrimtari nga Shkupi z.Fadil Curri i cili vlerësoi librin.
Dhe në fund autori i librit Fitim Nuhiu.