LajmeTë fundit

110 persona u kthyen në Kosovë nga Siria, 74 janë fëmijë

Dhjetëra gra e fëmijë janë kthyer mbrëmë në Kosova nga zonat e konfliktit në Siri. Për këtë ngjarje është organizuar konferencë për media. Ku janë dhënë detaje.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovar, katër luftëtëarë 32 gra dhe 72 fëmijë- përfshirë 9 të vdekur, Gazeta Express.

Në një listë të Qeverisë së Kosovës që ka siguruar Insajderi, 16 fëmijë kosovarë gjendën vetëm në kampet Roj dhe Al-Nisa. Kë këto kampe gjenden edhe 12 gra. Disa prej fëmijëve kanë lindur atje. Përveç gjendjes së luftës, kosovarët që janë duke qëndruar atje janë duke u përballur me sëmundjen e kolerës.