Lajme

“Black Hawk”, dhuratë nga SHBA për ushtrinë shqiptare

Forca ajrore shqiptare pritet që të shtohet me tre helikopterë të tjerë luftarake, te tipit “Black Hawk”.

Gjate vizitës në Pentagon, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nënshkroi marrëveshjen për dhurimin e tre mjeteve fluturuese luftarake si dhe vizitoi gardën kombëtare të Nju Xhersit, ku mbahen disa nga helikopterët e tipit “Black Hawk”

Amerikanët pritet së shpejti të nisin trajnimin e pilotëve dhe teknikëve shqiptarë për helikopterët e rinj që do t’i shtohen forcës tonë ajrore, ndërsa do të garantojnë edhe mirëmbajtjen e tyre. Marrëveshja lë të hapur mundësinë që numri i helikopterëve të shtohet në të ardhmen.