10 filma që duhen parë gjatë festave
Pushimet e dimrit janë në prag. Asgjë s’të bën më të lumtur se ndjesia që të jep shtëpia e ngrohtë gjatë periudhës së festave. Ushqime të lezetshme, çorape të trasha, drita festash dhe një listë me filma për t’u parë. Janë kaq shumë, sa është e pamundur të zgjedhësh cilin të shohësh të parin. Urojmë që lista më poshtë t’ju orientojë sadopak.
1. “The Passion of the Christ”
Pak ditë para Krishtlindjeve bëni mirë të shihni një film që flet për historinë e njerëzimit që nga lindja e Krishtit. “Pasioni i Krishtit” me nja kast të paparë aktorësh do t’ju mbërthejë pas televizorit nga fillimi gjer në fund. Një tjetër alternativë është filmi “Jesus”.
2. “Natale a Miami”
Asnjë festë fundviti s’duhet të kalojë pa parë të paktën një film nga Massimo Boldi dhe Christian De Sica. Ndodhitë e tyre të Krishtlindjeve i bëjnë edhe më të bukura pushimet tona!
3.”Little Women” (1994)
Ky bën pjesë tek ata filma, historia e të cilës mund të përsëritet pafund dhe s’të mërzitet kurrë. “Gra të vogla” do t’ju zgjojë edhe më shumë ndjesi nëse e shihni prag Krishtlindjeve.
4. “While you were sleeping” (1995)
Një histori e ëmbël dashurie…
5.”Love Actually” (2003)
Shumë ngjarje ndodhin brenda një filmi që do t’ju mbajë me sytë katër nga fillimi gjer në fund.
6. “Home Alone” (1990)
Pa Kevin, s’ka Krishtlindje! Sado vite të kalojnë do t’i rikthehemi gjithnjë filmit me të cilin identifikojmë festat e fundvitit!
7. “Carol” (2015)
Një film rreth dashurisë, identitetit, martesës, seksualitetit dhe ndjenjave të ndaluara.
8. “A Christmas Story”
“A Christmas Story” është konsideruar nga “The Neë York Times” si filmi më i mirë i Krishtlindjeve që është realizuar ndonjëherë.
The Neë York Times” si filmi më i mirë i Krishtlindjeve që është realizuar ndonjëherë.
9. “Edward Scissorhands” (1990)
“Eduard Duargërshëra” siç jeni mësuar ta dëgjoni, s’mund t’i mungojë kësaj liste.
10. “How the Grinch Stole Christmas”