”Mos transparenca e PVDs ne publikimin e “keqperdorimit” te fondeve per informim publik.
Sot, Partia per Veprim Demokratik, dega ne Presheve, publikoi te dhena (fatura) te transfereve qe Komuna e Presheves kishte paguar gjate vitit 2018. Ne mesin e shume faturave te publikuara, te cilat Ministria e Lajmeve ishte e para qe publikoi, hasem ne shuma marramendese te ndarjes se fondeve per kompanit mediale e portale te Presheves.
Ndonese, ndarja mjeteve ishte bere pa asnje kriter apo konkurs qe eshte komplet antiligjore, ajo qe vihet ne pah ,eshte mungesa e infromacioneve per financimin e Televizionit Presheva, dhe a eshte financuar TVP per gjate kesaj periudhe, sikunder dhe, gjate vitit 2017.
Ministria e Lajmeve i drejtohet publikisht Kryetarit te Komunes se Presheves z.Shqiprim Arifi njeherit dhe Kryetares se deges se PVD’s znj.Ardita Sinani te i bejne publike edhe financimet e mediave gjate periudhes te vitit 2017,atekohe qe me pushtetin lokal te Presheves udhehiqte PVD ne koalicion me “Grupin e Ndare” te PDSH’s, sot LR.
Transparenca per informim te drejte, eshte kyqe per zhvillim dhe emancipim shoqeror, andaj lusim drejtuesit e sotem te veteqeverisjes lokale te i pergjigjen fteses sone, per publikimin e financimeve te mediave lokale edhe gjate vitit 2017, siç tani jane publike keto te vitit qe lame pas (vitit 2018, te dhena te cilet tashme i kemi publikuar).
Redaksia e Ministria e Lajmeve