Bota

Zyrtarja e OBSH: Imuniteti i tufës çon në vdekje të panevojshme

Edhe pse kanë kaluar muaj që prej zbulimeve të rasteve të para me COVID-19, deri më tani ende nuk është arritur realizimi i një vaksine kundër virusit.

Shumë studiues dhe shkencëtar janë shprehur më herët se njerëzit do të mund të përshtateshin me koronavirusin përmes imunitetit të tufës.

Ndërkohë, një nga zyrtaret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaroi se imuniteti i tufës është një qasje “e rrezikshme” në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

“Imuniteti i tufës, si qasje, duke e lënë virusin të qarkullojë, është i rrezikshëm. Kjo çon në raste të panevojshme dhe në vdekje të panevojshme “, tha epidemiologia, Maria Von Kerkhove në CNN.

“Kjo nuk është një strategji për këtë virus”, shtoi Van Kerkhove, drejtuese në Programin e Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.

Ky diskutim u risoll në vëmendje nga zyrtarët e lartë të administratës së Shtëpisë së Bardhë, të cilët diskutuan një deklaratë të shkruar nga një numër shkencëtarësh që mbron imunitetin e tufave.