Zyrtarisht qershori muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
Qershori që sapo lamë pas është zyrtarisht muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
Kjo është konfirmuar nga programi i vëzhgimit të tokës të Bashkimit Evropian, Kopernikus, teksa të dhënat e publikuara prej tyre dëshmuan se temperaturat mesatare globale për muajin qershor 2019 kanë shënuar rekord, transmeton G.SH.
Gjatë javës së shkuar, java më e nxehtë e muajit më të nxehtë, Franca, Zvicra, Spanja veriore, Italia, Austria dhe Republika Çeke, panë temperatura nga 6 deri në 10 gradë celcius më të larta se mesatarja.
Edhe pse vala e të nxehtit e 2019 nuk ka zgjatur aq sa ajo e 2018, ka qenë veçanërisht intensive shpjegon Kopernikus.
Rekordi i mëparshëm evropian për muajin e qershorit, që tani është rrëzuar, daton në 1999.
Temperatura mesatare globale ishte po ashtu më e larta e regjistruar ndonjëherë për muajin e qershorit edhe pse ishte vetëm 0.1 gradë Celsius më e lartë se rekordi i mëparshëm i verës 2016. Krahasuar me temperaturat e qershorit që nga 1880, muaji i shkuar ishte më shumë se 3 gradë më i nxehtë në Evropë dhe mbi 1 gradë më i nxehtë në shkallë globale.
Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e temperaturave, teksa pritet që kushtet ekstreme të motit pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta