Lajme

Zyrtari i lartë amerikan viziton Serbinë e më pas edhe Kosovën, kjo është kerkesa e tij

Departamenti i Shtetit Amerikan e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të njerit nga diplomatët kryesor të Amerikës, David Hale transmeton Gazeta Metro.


Në një njoftim zyrtar thuhet se nënsekretari për çështje politike të Amerikës do të qëndrojë paraprakisht në Britani të Madhe, Ukrainë dhe Serbi.

Në Kosovë do të kërkojë marrjen e masave që çojnë në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

“Më 9 mars në Prishtinë, nënsekretari do të takohet me zyrtarët e lartë të Kosovës për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të përgjithshme të normalizimit me Serbinë dhe do të kërkojë marrjen e masave për të arritur një zgjidhje”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, sa i përket vizitës në Serbi, Hale pritet të kërkojë kthimin në dialog për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovës.

“Ai gjithashtu do të udhëheqë një diskutim me liderët e shoqërisë civile për çështje të interest rajonal dhe global, duke përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor”, njofton Departamenti i Shtetit.

David Hale detyrën e tij të nënsekretarit të Shtetit për Çështje Politike e ka marrë me 30 gusht të vitit 2018. Ai ka shërbyer si ambasador në Pakistan, Liban, ka qenë i dërguar special për paqen në Lindjen e Mesme, dhe ambasador në Jordani, de gjithashtu kishte shërbyer edhe në Misionin Amerikan në OKB.