FutbollSporti

Zyrtare: Premierliga i rikthen tifozët në stadiume

Premierliga ka njoftuar se do t’i lejojë tifozët të shkojnë në stadiume për t’i shikuar ndeshjet në dy xhirot e fundit të këtij sezoni, 2020/21.

Por vetëm tifozët vendas dhe në numër të kufizuar do të lejohen në stadiume në këtu dy xhiro.

Tifozët nuk ishin lejuar në ndeshje të Premierligës këtë sezon si pjesë e përpjekjeve të Britanisë së Madhe për ta ulur përhapjen e koronavirusit.

Por masat kufizuese kanë nisur të hiqen dalëngadalë dhe tifozët do të kenë mundësi të brohorisin për ekipet e veta kur ato luajnë në shtëpi në fund të këtij sezoni.

Në një komunikatë për media të mërkurën, Premierliga njoftoi: “Premierliga konfirmoi sot se në dy xhirot e fundit të sezoni 2020/21 tifozët vendas do të lejohen në numër të kufizuar”.

“Tifozët pritet të jenë në gjendje të rikthehen në stadiume nga 17 maji në kapacitet të kufizuar, në pritje të vendimit të qeverisë i planifikuar për kushtet e Hapit të 3-të, i cili do të bëhet publik më 10 maj”, thuhet tutje në njoftim