Zyrtare: Nga sot Nagip Jakupi përfaqsues i Federatës Shqiptare në Preshevë
Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Shqipërisë të kryesuar nga dy ish lojtarët e Kombëtares shqiptare si professor, Sulejman Mollari dhe Sulejman Mema për herë të pare sot kanë vizituan Preshevën.
Nikoqir të kësaj vizite ishin drejtuesit e Klubit Futbollistik Lugina. Qëllimi i kësaj vizite ishte që bashkëkombasit tanë që vien nga sfera sportive të shohin terrenet sportive, funksionimin e klubit në fjalë ku njëkohësiht edhe do të organizojnë donancione për KF Lugina duke shtrirë edhe degën apo përfaqësimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë.
Nga sot zyrtarisht përfaqsues i Federatës Shqiptare në Preshevë do të jetë, Nagip Jakupi. Ndërsa përfaqsuesit e Federatës Shqiptare u shprehën të kënaqur për vizitën në Pershevë duke premtuar se do ta ndihmojë sportin preshevarë. Nagip Jakupi në deklaratën për Blic Presheva ka thënë se është kënaqësi për të si drejtues i KF Lugina ta pres delegacionin e Federatës Shqiptare dhe të marrë përgjegjësinë që nga sot e tutje të përfaqësojë Federatën Shqiptare në Preshevë