Zyrtare: Kosova publikon listën e futbollistëve, ftohet edhe lojtari i Milanit
Kosova U21 ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Turkmenistanin dhe Maltën.
Trajneri i Kombëtares U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi, ka publikuar listën prej 25 futbollistëve të ftuar për ndeshjet me Turkmenistanin (24 mars) dhe Maltën dy ditë më vonë.
Në listën e Prekazit është edhe lojtari që paraqitet me Milanon, Ismet Sinani.
Të dy këto ndeshje djelmoshat tanë do t’i zhvillojnë në Turqi.
