Zyrtare: Dënim i rëndë për Khabibin, më i lehtë për McGregorin
Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor janë suspenduar nga Komisioni Atletik Shtetëror i Nevadas për sjelljet e tyre famëkeqe pas meçit “UFC 229” në fund të vitit të kaluar.
Nurmagomedov është pezulluar me nëntë muaj, derisa McGretor me vetëm gjashtë muaj.
Pezullimet llogariten prej datës 6 tetor kur ndodhi meçi, i cili u zhvilluar në T-Mobile Arena në Las Vegas, që nënkupton se Nurmagomedov do të jetë në gjendje të rikthehet në kafaz qysh nga 6 korriku, ndërsa McGregori nga 6 prilli.
Përvec pezullimeve, Nurmagomedov është urdhëruar ta paguajë një gjobë në vlerë 500 mijë dollarë, ndërsa McGregor 50 mijë dollarë.