Zvicra goditet nga një tërmet
Rreth orës 02:14 minuta ka goditur shtetin e Zvicrës.
Termeti me shkallë 3.0 ka goditur Kantonin e Valis, me epiqendër Mont Fort 6km nga Verbier, raporton Ministria Lajmeve.
Tërmeti është ndjerë afër epiqendrës, shkruan SED. Kjo e fundit kishte marrë gjithashtu disa dhjetëra njoftime nga banorët afër kësaj zone. Në përgjithësi, sipas SED zakonisht nuk priten dëmtime nga një tërmet i kësaj madhësie.
Valais ka përjetuar dridhje të shumta kohët e fundit dhe është i njohur për këtë. Që nga fillimi i nëntorit, rajoni në veri të Sionit është prekur nga më shumë se 300 goditje që u regjistruan brenda disa ditësh. Më e forta arriti në një shkallë prej 3.3.