Bota

Zvicër: Restorantet mund të hapen si mensa për njerëzit që punojnë jashtë

Restorantet duhet të funksionojnë si mensa (kantina) gjatë kohës së mbylljes për shkak të koronës.

Ato duhet të lejohen të hapen në kohën e drekës për njerëzit që punojnë jashtë zyrave dhe ndërtesave, në përputhje me konceptet e mbrojtjes.

Kjo është kërkesa më e re që Komisioni Ekonomik i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës i ka bërë së fundi Këshillit Federal, shkruan srf.ch.

Një shembull i funksionimit të tillë të restoranteve në vendpushimet e autostradave si kantina për shoferët e kamionëve tashmë ekziston, transmeton albinfo.ch. Në Oberbipp të Bernës, një restorant i tillë, ka marrë leje të posaçme që të punojë gjatë drekës dhe darkës, në shërbim të shoferëve të linjave të gjata.

Ata kanë të drejtë të ushqehen në këto restorante, duke respektuar distancën – vetëm nga një person për tavolinë – dhe po ashtu të përdorin banjot e objektit.