Zvicër: 15 persona të shëruar nga koronavirusi
Në Zvicër, deri më sot janë vërtetuar 5616 raste të infektimeve me koronavirus. Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.
“Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, bën të ditur se deri më tani në Zvicër 15 persona kanë arritur të shërohen, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë që edhe Gjermania, Austria dhe Franca po përbllen me numër të madh të të prekurve, numri i shërimit ka arritur në 180 persona në Gjermani, 1857 persona në Francë dhe nëntë në Austri. /Albinfo.ch.