ZPR në Preshevë fillon implementimin e projektit “KultUra”
Me iniciativë të Zyrës për të rinj në Preshevë ka filluar implementimi i projektit “KultUra”, ku njëherit është shënuar edhe Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
Nën tingujt e gitares dhe lojrave, të rinjë nga etni të ndryshme që jetojnë në komunat Preshevë e Bujanoc dje u bënë bashkë për tu njohur me njëri-tjetrin ku mes tjerash diskutuan për kulturën, traditën, doket e zakonet e popujve të tyre. Ndonëse për shkak të narrativave historike dhe situatave politike, ndërveprimi mes etnive (veçmas serb/shqiptarë) në Preshevë mbetet i limituar për të rinjët e vendit tonë, bashkëpunimi shihet si e vetmja zgjidhje për krijimin e urave lidhëse dhe eleminimin e barrierave e paragjykimeve mes tyre, me qëllim për bashkëpunim ndëretnik dhe për një shoqëri më stabile në të ardhmen.
Faleminderit të gjithë pjesmarrësve si dhe antarëve të ZPR-së për organizimin thuhet kështu në shkrimin e postuar në fb të kryetares së ZPR- së.