Lajme

Zoran Millanoviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq kërkon që Kosova me këmbëngulësi të punojë për njohje të reja dhe të troket në të gjitha dyert e mundshme të shteteve mos njohëse. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës së tij në Kosovë ku takoi krerët më të lartë të shtetit. Ai u shpreh se do të punojë për të përcjellë në vendet tjera mesazhin se pavarësia e Kosovës duhet të njihet edhe nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Për më tepër ai tha se Serbia duhet ta njohë shtetësinë e Kosovës. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se “Ballkani i Hapur” shkel barabarësinë dhe se integrimet evropiane duhet të bëhen përmes Procesit të Berlinit të vitit 2014 dhe se nuk ka alternativë tjetër.

“Serbia duhet ta njohë Kosovën. E kemi parë situatën kur bëhet fjalë për Beogradin, në rend të parë mendohet se ndoshta nuk është mirë nëse qeveria ndryshon shpejt në zgjedhje sepse ndonjë qeveri nuk do të dedikohet në ndonjë çështje sepse ndoshta ndërrohet qeveria dhe ndoshta kjo është një arsye se pse nuk pranohet pavarësia e Kosovës. Gjithsesi në Serbi kemi qeveritë e njëjta, por nuk pranohet pavarësia e Kosovës. Do të thotë çfarëdo arsyetimi të mos pranimit të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, është i thatë”- deklaroi Zoran Milanoviq, President i Kroacisë