Lajme

Presidenti kroat Milanoviq, sot për vizitë në Kosovë

Bëhet e ditur se presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ceremonia e pritjes shtetërore nga presidentja Osmani do të fillojë nga ora 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Pas ceremonisë së pritjes, Osmani do të zhvillojë një takim me homologun e saj kroat dhe pas takimit do të mbahet një konferencë për media.