Ziadin Sela: Kthehu është amaneti i çdo prindi kur ka përcjellë fëmijët!
“Kthehu është amaneti i cdo prindi kur ka përcjellë fëmijët. Ne sot përcjellim këtë amanet dhe porosi ndaj rinsië sonë ndaj gjithë atyre rinistëve jo vetëm të zhgënjyer nga kapja e shtetit, nga krimi dhe korrupsioni, kushtet jonormale në arsim, shëndetësi dhe duke mos pasur siguri minimale kanë ikur. Kthehu është zëri i rinisë sot, forumit rinor të ASH. ASH merrë përsipër që të kthejë dinjitetin dhe të ardhmen tuaj. Kthehuni është mesazhi i rinisë është sot ndaj të gjithë atyre”, theksoi kreu i ASH-së, Ziadin Sela në kuvendin e forumit rinor të mbajtur në Tetovë , përcjellë INA.
Ai i bëri thirrje rinisë që të kthehet dhe rreshtohet krah tyre që më 12 prill bashkë të sjellin ndryshimin.
“Ndryshimin nuk e sjellim për vete por për [do shqiptarë në RMV, për një jetë normale, për dinjitet. Të kthehemi dhe rreshtohuni në krahun tonë që të jemi të barabartë dhe të mos jemi të dytë apo të tretë. Këtu do ta gjeni veprimin politik, do ta gjeni veten. Asnjë kuptim ASH nuk ka vetëm me Ziadin Selën, me kryesinë qendrore. ASH sot ka plotëkuptim me rininë tonë, me Omerin, duke i ofruar mundësi cdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike. ASH do të jetë fjala që do ti ngel në fytë të gjithë armiqëve të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.”, theksoi Sela.