Lajme

Policia gjen revolen e cila dyshohet të jetë përdorur në vrasje, bastisë banesën e të dyshuarit

Një vrasje ka ndodhur në rrugën “Bashkim Fehmiu” të Prishtinës, të shtunën rreth orës 12:00.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se dy personat kanë qenë në të njëjtën veturë, derisa nga prapa njëri ka shtënë me armë tek personi tjetër.

Policia ka identifikuar se i dyshuari është shtetas i huaj dhe se ai ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistë për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik. Deri më tani policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin e mundshëm, që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, tha PK për KOHËN.

Kjo është vetura në të cilën ndodhi krimi në Dardani, kufoma ndodhet brenda saj