Ziadin Sela, bashkë me një ekip mjekësor të kryesuar nga Taravari në Durrës!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, Sekretari Gjeneral i ASH-së dhe kreu i komunës së Gostivarit z. Arben Taravari, sot vizituan zonat e prekura nga tërmeti në Durrës.
Lidershipi i ASH-së nga afër ka parë situatën e vështirë duke i takuar edhe familjet që kanë braktisur shtëpitë e tyre të pa banuara.
Bashkë me Ziadin Selën dhe Arben Taravarin ka qenë i pranishëm edhe një ekip mjekësor nga departamenti i ASH-së të cilët ju kanë bërë kontrolle mjekësore të prekurve nga tërmeti i para dy ditëve.
Vetë Arben Taravari, i ka kontrolluar disa fëmijë, nëpër qendrat e përkohshme të kurimit, duke i inkurajuar ato, që të gjejne forcën për ta përballur traumën e kaluar.
Kujtojmë se, ekipi i mjekëve nga departamenti i shëndetësisë pranë Aleancës për Shqiptarët kanë qëndruar pranë të lënduarve nga tërmeti që nga dita e parë e ngjarjes tragjike.