Zgjedhjet parlamentare, Musliu: Do të vendosim pas takimit me ministrin Cakaj
Kryetari i LDP-së, Shqiprim Musliu deklaroi se partia që drejton do të dal me qëndrim pasi të realizojë takimin që pritet të ketë me ministrin e jashtëm shqiptar, Gent Cakaj.
“Si LPD, akoma nuk kemi një vendim përfundimtarë për të marrë pjesë apo jo, mirëpo do të presim rezultatet e bisedimeve që do të kemi me z.Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, i cili i ka ftuar në takim konsultativ të gjithë liderët shqiptar të Luginës për t’u dakorduar rreth një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Varësisht nga vlerësimi i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë, do të jetë edhe qëndrimi i LPD-së” , deklaroi Musliu./