Opinione

Hoxhë Dr.Orhan Bislimaj: Don Shan Zefi, ia ka mësy’ me na marr Ibrahim Rugovën!?

Shkruan: Hoxhë Dr. Orhan Bislimaj

1) Don Shan Zefi, ia ka mësy’ me na marr Ibrahim Rugovën!? Edhe na, për inat, nuk do t’ia japim, veq nëse na merr me zor! Çudi, duket i menqur, por po harron se politikanët sjelljen multikulturaliste e kanë zanat. Ata, duken si të gjithë, por janë si asnjëri! Në fakt, sa më ‘kosmopolit’, aq më i mirë si politikan. E, presidenti Rugova ka qenë i veçantë në politikëbërjen e tij. Nëse ndonjëherë paskësh treguar ndonjë vlerësim për katolicizmin apo sjellje përulësie për Papën, ai, këtë e ka bërë si politikan, jo ndryshe. Edhe kur e ka mbajtur në zyre Papën e Nënën Terezë, njësoj si politikan. Përndryshe, më për qejfi e ka pasur Pjeter Bogdanin, për të ka shkri’, mund e dashuri!

Inshallah nuk i teket dikujt, për Edi Ramën, se edhe ky, fort i ka ndreq punët me Erdoganin!

Nuk ka nevojë për rivalitet apo revansh. Adnan Merovci e njeh Rugovën më mirë se sa familja e tij. Një gjë dihet, Ibrahim Rugova, kurrë nuk e ka mohuar përkatësinë islame dhe është varrosur me namaz e dua, në prezencë të familjes. Ta lejmë njeriun rehat në të drejtën e tij, tek e fundit, figurat e rëndsishme kombëtare, i kemi të përbashkëta.

2) E sa i përket mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës, nga Vatikani, Don Shani, edhe pse u tregua i sinqertë, megjithatë përsëri gaboi. Dyqysh, atë simpati që e kemi për Vatikanin, paksa na çiti prej qejfi, u bënëm nervozë. Se, megjithatë, ne shqiptarët jemi inatçorë, veq me na kqyr shtrembër dikush, sytë s’dojmë me ia pa, e lëre më, me na injoru, për shkak të fesë. Por, këtë, më shumë e paskan përjetuar këta të KMLDNJ, që paskan bërë kallëzim penal! Për hirë të raporteve tona vëllazërore, Don Shani nuk ka pasur nevojë që ta thotë një gjë të tillë, edhe nëse është e vërtetë.

Populli ynë, ka nevojë t’i ofrojmë relaksim, dashuri e përbashkim! (Orhan Bislimaj)