Bota

Zgjedhjet në Zvicër: parlamenti i ri do të jetë më i gjelbër, më feminist, më i majtë dhe më i ri

Në parlamentin zviceran (Nationalrat) tani 42 për qind e deputetëve janë gra. Në krahasimin global mbi përfaqësimin e grave në parlament Zvicra ka lëvizur nga vendi i 38-të në vendin e 15-të – duke tejkaluar Danimarkën dhe Francën.

Të Gjelbrit kanë fituar 17 mandate të reja, krahas 11 të deritanishëm. Në 100 vitet e fundit asnjë parti në Zvicër nuk ka fituar kaq shumë mandate në një palë zgjedhje. «Guardian» i Londrës i quajti zgjedhjet një «lëvizje tektonike», «Le Monde» shkroi për një «tërmet i gjelbër» në Zvicër. Parlamenti i ri zviceran do të jetë më i gjelbër, më feminist, më i majtë dhe më i ri.