Lajme

Zgjedhjet në Veri: Vuçiq i takon serbët e Kosovës në Rashkë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Siç njofton Presidenca e Serbisë, takimi do të fillojë në orën 12:00 në Rashkë, përcjell Insajderi.

Në këtë takim do të marrin pjesë anëtarë të qeverisë serbe si dhe kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Serbët në veri të mërkurën mbajtën një marsh në shenjë proteste për plagosjen e një qytetari serb nga Policia e Kosovës. Të njëjttit kanë nisur një peticion me anë të cilit po kërkojnë largimin e forcave speciale të Kosovës nga veriu.