Zgjedhjet në Serbi nxisin përçarjet në Sanxhak!
Nga Ali Daci
Në një konferencë për media Admir Muratoviq nga lista Amza Boshnjake në Këshillin Nacional Boshnjak , si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, u sul njësoj si Vuçiq e Daçiq ndaj liderit të Sanxhakut Z. Sulejman Uglanin, duke vjellë vrerë ndaj këtij kolosi të ditëve tona.
I frustruar nga politika serbe dhe i shtyrë nga i ashtuquajturi akademik Zukurliq, që s’ është gjë tjetër vetëm një mikrob i devotshëm i shërbimit serb, Muratoviq për gjysmë ore akuzoj Uglaninin dhe partinë e tij që nuk po ecin rrugës së trazuar nga Vuçici e Daçiç të mbështetur nga shefi u tij Zukurliq drejtë serbizimit të boshnjakëve e shqiptareve në Sanxhak si të vetmen alternativ për heshtjen e zërave për të drejtën e popullit të kësaj krahine.
Muratoviq e tha haptas se politika e Maticës boshnjake më orientim serb, akuzon liderin e Sanxhakut si pro shqiptar i cili nuk po zbaton urdhrat e qeverisë së cilës Muratoviq i takon.
Ai përmendi vitet 1907 si vite kur boshnjakët nuk kishin të drejtë të deklaroheshin si të tillë. Çfarë anomalie e ketij doktori që është pjellë e universitetit të Zukurliqit. Duhet t’i bëjmë me dije këtij mjerani se në atë botë Sanxhaku zotërohej nga populli shqiptar dhe se ky i sotmi boshnjak as që ekzistonte. Si përkrahës i asimilimit të shqiptarëve në boshnjak e nga këta në serb ky farë doktori të vetmen pengesë ka Uglanin për mos realizimin e projekteve serbe në Sanxhak. Gjatë fjalimit të tij tendencioz e ofenduese Muaratoviq tha se politika e Z. Uglanin po prish marrëdhëniet ndërmjet boshnjakëve dhe shqiptarëve që është edhe oratori e përditshme serbe, e po harron që kurrë më shumë se sot nuk kanë bashkëpunuar shqiptarët më sanxhaklinjtë andaj edhe nuk befason ky pinjoll i Zukurliqit, këtij personi aq kontrovers e këlysh të politikës serbe. Muratoviq mendon se popullata e Sanxhakut mendon si ai e si mentorët e tij. Harron ky se populli i Sanxhakut nuk i nënshtrohet një diktati të tillë.
Një rast më vete e përbën vet fakti i ndikimit ogurzi të kësaj klike politike, ai i mësymjes së ndërrimit të strukturës udhëheqëse në shkolla, ku ministri i arsimit serb, më kërkesën e Zukurliqit heq drejtorët e shkollave në Novi Pazar dhe ata i zëvendëson më ata të politikës pro serbë, me të vetmin qëllim serbizimit total të arsimit në Sanxhak. Kundërshtimi i Këshillit Nacional Boshnjak bëri që kjo politikë të pengohet e që Admir Muratoviq e akuzoj Uglaninin njësoj si politikanët serb. Të frustruar nga politika serbe e të ndihmuar nga shkollat talibaneze këta mashtrues perfid shiten karshi popullit si fetar, politikan e shpëtimtar të boshnjakëve. Mjerë ata që ju besojnë.