Të fundit

Arifi : Ngushllime më të sinqerta familjes Osmani,Besnikun do ta kujtojmë me mall të gjithë!

Pas lajmit të hidhur për vdekjen e të ndjerit Besnik Osmanit, ka reaguar kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, përcjell ministrialajmeve.com

Z.Arifi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka shprehur ngushllime më të sinqerta familjes Osmani.

“Zoti e shpërbleftë me parajsë Besnikun.Besnikun do ta kujtojmë me mall të gjithë!”- ka shkruar Arifi.

Postimi i plotë

Sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjë tërheqjen e një trupit të pajetë dhe menjëherë iu dorëzua mjekësisë ligjore, ku këta të fundit konfirmuan se trupi i pajetë ishte bashkëvendasi ynë Besnik Osmani i humbur që nga data 24 Mars 2020.

Ngushllimet më të sinqerta familjes Osmani, Zoti e shpërbleftë me parajsë Besnikun.

Besnikun do ta kujtojmë me mall të gjithë!