Zgjedhjet në Serbi, 14 ose 21 qershor
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një prononcimi tha se ka dy data të zgjedhjeve në lojë – 14 dhe 21 qershor, dhe tha se ata do ta diskutojnë këtë në një takim me përfaqësuesit e partive opozitare që njoftuan pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
Sipas Vuçiqit këto data janë të arsyeshme dhe të pranueshme edhe nga partitë politike por edhe nga qyetarët.
Ai shtoi se sigurishtë që disa nga partitë opozitare dëshirojnë t’i bojkotojnë zgjedhjet, dhe do të na kritikojnë në mënyrë të vazhdueshme, por shteti serb është më i rëndësishëm se gjithë të tjerët që dëshirojnë të krijojnë destabilitet në vendin tonë.