Zgjedhjet e 17 dhjetorit: Bislimi pret në takim përfaqësuesit politik nga Medvegja
Zv.Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Besnik Bislimi ka pritur në takim përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Medvegjë në përbërje Femi Beha dhe Arben Ferati.
“Me bartësin e listës “Për Medvegjën” Fehmi Beha, kishim një takim shumë të mirë me zv.Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi.
Në fokus zgjedhjet lokale ne Medvegjë më 17 Dhjetor si dhe problemet tjera me te cilat ballafaqohen medvegjasit si pasoje e politikave shpopulluese dhe diskriminuese te Serbisë.” thuhet në njoftimin nga z.Ferati